Spanjë, 23 mars 2014– Djemtë e skuadrës së Barcelonës këtë sezon kanë kaluar disa sfida të vështira, pasi kanë pasur edhe humbje të papritura apo dëmtime. Megjithatë një vështirësi tjetër, krejt rozë duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë djemve të skuadrës katalanase.Bëhet fjalë për superbukuroshen Ines Sainz, një gazetare në Katalunjë.
Vajza meksikane 35-vjeçe, e diplomuar në drejtësi, u bë e famshme në të gjithë botën pas intervistës me Lionel Messin. Ines së fundi intervistoi edhe lojtarin e Espanyol Hector Moreno. Qëndrimi i kësaj vajze simpatike në ambientet sportive të stadiumit ku luan Barcelona sipas mediave spanjolle ka tërhequr vëmendjen e mjaft futbollistëve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





