23 mars 2014– Studiuesit suedezë kanë krahasuar konsumimin e ushqimit me prejardhje bimore, fibrave dhe yndyrës, me shkallën e paraqitjes së kancerit të gjirit te afro 12 mijë gra pas menopauzës. Studimet e mëhershme kanë treguar se rreziku për të zhvilluar kancer të gjirit në moshë më të shtyrë ulet nëse gratë kanë konsumuar ushqim të paktë me yndyra në moshë më të re.
Por, studimi në fjalë ka arritur gjithashtu në përfundimin se edhe ushqimi i pasur me fibra ul shkallën e paraqitjes së kancerit të gjirit. Sipas rezultateve, te shumica e grave që kanë konsumuar shumë fibra, rreziku për shfaqje të kancerit të gjirit ka qenë madje 40 për qind më i ulët.
Megjithatë, nëse kombinohen ushqimet me përmbatje të ulët të yndyrave dhe ai me përmbajtje të lartë të fibrave, atëherë rreziku mund të ulet edhe më shumë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





