Rusi, 23 mars 2014 – Administrata e Rusisë do të vendoset në Krime brenda javës së ardhshme. Urdhri është dhënë nga Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Dekreti i sotëm i Putinit kërkon që policia, mbrojtja civile, inteligjenca vendëse dhe strukturat e tjera qeveritare të harmonizohen me ligjin dhe procedurat ruse deri më 29 mars. Ky urdhër u bë dy ditë pasi Putin e nënshkroi legjislacionin, me të cilin shpallet aneksimi i Krimesë së Ukrainës, që është kundërshtuar fuqishëm nga komuniteti ndërkombëtar, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë imponuar sanksione kundër Rusisë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/