E dielë, 23 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Fatura financiare. Legalizimet, zbardhen ndryshimet në ligjin e ri”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Rama letër Bashës, jam gati për takim sy më sy

–   Fyerjet mes Ramës e Berishës, Pëllumbi: Meta duhet të anulonte seancën skandaloze

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Kompensimi, dokumentet që ju duhen 2500 ish-të përndjekurve”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   Rama, Bashës: Dua të takohemi edhe pse kemi 84 vota

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Bledi Çudi: Zgjedhjet e 2015 me ndarjen e  re”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Babai i pret djalit veshin kur po flinte

–   Rama në Kosovë, dhome e përbashkët tregtie

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Ambasadori i BE. Diplomati, ndër më të angazhuarit në pajtimin e politikës shqiptare. Ettore Sequi. Gati emërimi  shef kabineti i MPJ Italine “Emisar” i ri i Shqipërisë  pranë kancelarive evropiane”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Selia blu kujton 22 marsin vetëm në Facebook

–   Edi Rama në Kosovë, propozon dhomë kombëtare tregtie

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Rama fton Bashës, flasim sy më sy”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Ylli Pinari u lirua se gjeti punë me rroge 35 mijë leke

–   Rama në Peje e Gjakovë, Shqipëri e Kosovë me një dhomë të përbashkët tregtie

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Flet Fatos Klosi, ish-kreu i shërbimeve sekrete shqiptare, për "Koha Jonë". SHIK, SHISH dhe kreu Visho Ajazi. Fatos Klosi, rrëfen arsyet pse çështja e xhihadistëve shqiptarë në Siri, u hap muajt e fundit”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Meta-Llalla, urim në Kryegjyshatë dhe bashkëbisedim të shkurtër…

–   Papa thirrje Mafias: Pendohuni ose përgatituni për në Ferr!

–   Rama: Bizneset e Kosovës ta konsiderojnë Shqipërinë atdheun e tyre

–   Berisha: 22 Marsi, dita e parë e lirisë dhe dinjitetit tonë

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Zbulohen e-mailet e 15 bankierëve të Tiranës”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Sekreti i Lalëzit? Rama dhe Basha pritet të takohen nesër në festën e 45-vjetorit të Metës

–   Historia e panjohur e “shqiptarëve të Qafiristanit”

–   Divorci në familjen Berisha, “grricjet” mes Shkëlzenit dhe Sadijes në Facebook

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/