SHBA, 22 mars 2014– Një 15-vjeçar, i cili u qëllua me plumb me plumb në kokë para gjashtë ditësh ndërroi jetë dje në spital. Kristjan Ndoji, i cili jetonte në Connecticut të SHBA-ve kërcënohej herë pas here nga disa bashkëmoshatarë lidhur me një vajzë.
Mirëpo të shtunën e javës së kaluar, Ndoji u sulmua nga disa bashkëmoshatarë dhe qëllua me pistoletë në këmbë dhe kokë (në fotot poshtë vendi ku u qëllua 15 vjeçari Ndoji). Ai u dërgua menjëherë në spital dhe gjashtë ditë qëndroi në gjendje koma. Ai është përshkruar si një nxënës i buzëqeshur dhe aspak agresiv.
Miqtë dhe komuniteti ku ai jetonte kishin hapur një llogari në internet, ku njerëzit mund të transferonin para për të ndihmuar në rikuperimin e Ndojit. Policia ende nuk i ka identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje, por hetimet janë përqendruar në pistën e sherrin banal mes të rinjve.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





