Greqi, 21 mars 2014 – Gazeta prestigjoze greke “Katheimerini”, në një artikull të aj në numrin e kësaj së premte përshkruan në mënyrë të detajuar se si furnizohet me armë të ardhura nga Shqipëria e majta ekstreme . Kontrabandistët shqiptarë kishin bashkëpunuar me banda kriminale greke për të mundësuar, që këto armatime të arrinin në destinacion në Greqi.

Në një parkim në lagjen “Palaio Faliro” të Athinës, në bagazhin e një veture tip Opel, u zbulua nga policia greke një arsenal armësh. Ndër të tjera u gjet një granatahedhës i lehtë kundërtank tip RPG 7, prodhim kinez, katër mbushje për të, tre kallashnikovë prodhim kinez dhe kopje lokale shqiptare, disa granata dore prodhim lindor etj. Armët iu nënshtruan analizave balistike dhe nuk rezultonin të përdorura në Greqi në episode dhune. Armët ishin destinuar për organizatën terroriste majtiste “Rruga revolucionare”, udhëheqësi i së cilës Nikos Maziotis qëndron i fshehur në ilegalitet, që nga 12 korriku 2012.

Sipas policisë në 20 muajt e fundit ka pasur së paku tre raste, kur grupet kriminale shqiptare kanë furnizuar me armë dhe municione anëtarë të grupit terrorist të së majtës ekstreme greke. Nuk dihen arsyet pse kësaj rradhe “pazari” nuk u mbyll me sukses.

/gje. th. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/