DURRËS, 21 mars 2014 – “Dyrrah”-u po boton në word tabelën “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për familjet që kërkojnë të trajtohen me banesë sociale me qira”, miratuar në Këshillin Bashkiak të qytetit të Durrësit më 18 mars 2014 vetëm me 23 vota të mazhorancës (shih edhe faksimilen e tabelës në origjinal, me ndreqjet e gabimeve të shtypit dhe drejtshkrimit nga “Dyrrah”-u).
1. Jetoni në shtëpi private me qira ose ndani shtëpinë me një numër të madh pjesëtarësh të familjes me një sipërfaqe të banuar nën normat e strehimit: 20 pikë
2. Jetoni në shtëpi private me qira ose ndani shtëpinë me një numër të madh pjesëtarësh të familjes, ku banesa ka kushte jo te mira sanitare ose rrezikon shembjen: 10 pikë
3. Familjet me nevoja të veçanta me 20 pikë, në një nga kategoritë e mëposhtme:
a. Personat të moshuar në moshë pensioni dhe që nuk mund të përzgjidhen për të përfituar strehim nga institucionet sociale të kujdesit publik: 2 pikë
b. Individët me aftësi të kufizuara,që kanë statusin e personit të verbër dhe që i përkasin grupit të parë, invalidët, si për shembull, paraplegjikët, invalidët e punës ose të Luftës së Dytë Botërore: 10 pikë
c. Individët me statusin e jetimit, nga momenti që ata braktisin jetimoren ose qendrat e përkujdesjes deri në moshën 30-vjeçare: 8 pikë
4. Familjet në vështirësi ekonomike me 10 pikë në një prej kategorive të mëposhtme:
a. Familjet me një prind të vetëm me fëmijën në ngarkim, ku kryefamiljar/e është i/e ve ose i/e divorcuar: 6 pikë
b. Familje me më shumë se katër fëmijë: 4 pikë
5. Familjet e përshtatshme për ndihmë për strehim me 10 pikë në një prej kategorive të mëposhtme:
a. Familjet e reja me një moshë totale deri në 55vjeç: 3 pikë
b. Familjet që kanë ndryshuar vendbanimin e tyre për arsye punësimi: 2 pikë
c. Familje të komunitetit rom dhe egjiptian ose familje që përfitojnë nga ligji nr. 82/2012 për miratimin e aktit normativ nr. 3 datë 01.08.2012 “Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarë të pastrehë banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara”: 5 pikë
6. Kategoritë e të ardhurave: 30 pikë
a. Kufiri maksimal i të ardhurave deri 75% e të ardhurave mesatare
Ap (1+1) për familjet me 2 pjesëtarë dhe me të ardhura mujore 28,710 – 29,812 lekë: 5 pikë
Ap (1+1) për familjet me 3 pjesëtarë dhe me të ardhura mujore 34,555 – 38,580 lekë
Ap (2+1) për familjet me 4 pjesëtarë dhe me të ardhura mujore 44,126 – 47,348 lekë: 5 pikë
Ap (2+1) për familjet me 5 pjesëtarë dhe me të ardhura mujore 49,971 – 56,116 lekë: 5 pikë
b. niveli mesatar i të ardhurave
Ap (1+1) për familjet me 2 pjesëtarë dhe me të ardhura mujore 27,608 – 28,710 lekë: 10 pikë
Ap (1+1) për familjet me 3 pjesëtarë dhe me të ardhura mujore 30,530 – 34,555 lekë: 10 pikë
Ap (2+1) për familjet me 4 pjesëtarë dhe me të ardhura mujore 40,904 – 44,126 lekë: 10 pikë
Ap (2+1) për familjet me 5 pjesëtarë dhe me të ardhura mujore 43,827 – 49,971 lekë: 10 pikë
c.(niveli minimal i të ardhurave)
Ap (1+1) për familjet me 2 pjesëtarë dhe me të ardhura mujore 26,506 – 27,608 lekë
Ap (1+1) për familjet me 3 pjesëtarë dhe me të ardhura mujore 26,506 – 30,530 lekë: 15 pikë
Ap (2+1) për familjet me 4 pjesëtarë dhe me të ardhura mujore 37,683 – 40,904 lekë: 15 pikë
Ap (2+1) për familjet me 5 pjesëtarë dhe me të ardhura mujore 37,683 – 43,827 lekë: 15 pikë
Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes (28 mars 2014).
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





