Kinë, 21 mars 2014 – Në Xiamen të Kinës, një fëmijë me emrin Xiao Zhao erdhi në jetë, pasi nëna e tij gjeti vdekjen në një aksident me motorr.

Mjekët thonë se Xiao po e mer veten dhe se gjendja e tij po përmirësohet ditë pas dite. Vogëlushi erdhi në jetë në kushte ta pazakonta, në kohën kur prindërit e tij po jepnin shpirt për shkak të përplasjes së fortë me një kamion.

Prindërit e të voglit po drejtoheshin me motor drejt spitalit, ku nëna e tij duhet të lindte, por një kamion i përplasi duke i marrë përpara, çka bëri që burrë e grua të gjejnë vdekjen.

Dëshmitarë në vendngjarje thonë se e panë të voglin duke lindur në mënyrë spontane, menjëherë pas aksidentit si pasojë e goditjes. Ndërsa disa të tjerë thonë se nëna e tij e lindi pak para se të vdiste si pasojë e plagëve të marra nga përplasja tragjike.

Policia deklaron se vogëlushi u gjet 3 metra larg vendit ku prehej trupi i pajetë i gruas. Xiao peshon 4.2 kg dhe sipas mjekëve, sapo gjendja e tij shëndetësore të jetë tërësisht nën kontroll ai do t’u jepet familjarëve. Mrekullia e ardhjes së tij në jetë u pasqyrua gjerësisht në shtypin kinez e jo vetëm.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/