Tiranë, 21 mars 2014 – Konflikti mes dy personave për gërvishtjen e makinës ka degjeneruar në dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e njohur si rrethrrotullimi i Zogut të Zi në kryeqytet, ku dy persona janë rrahur në mes të rrugës. Në pamjet filmike duken qartë dy të rinj që zihen në mes të rrugës, ndërsa një femër përpiqet më kot të ndalë sherrin. Në pamundësi për të ndarë dy personat e përfshirë në konfliktin fizik ajo thërret një polic që ndodhet aty pranë. Eshtë dashur ndërhyrja e një efektivi të policisë rrugore, për të shuar konfliktin mes dy të rinjve.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





