Rusi, 21 mars 2014– Një milioner rus, që zotëron një kompani telekomunikacioni, ka rrahur brutalisht të dashurën e tij modele pasi ajo donte ta linte. Në fotot e shkrepura nga policia, pasi vajza bëri denoncimin, 27 vjeçarja Alexandra Sereda ngjan pa frikë me ndonjë nga personazhet e filmave horror (në foto vajza para dhe pas dhunës brutale të ushtruar mbi të).
27 vjeçarja rrëfen se i dashuri i saj 33 vjeçar, Pavel Ushanov ka trokitur një mëngjes herët në derën e shtëpisë së saj, pasi modelja i kishte komunikuar se donte t’i jepte fund lidhjes 2 vjeçare. Kur ajo ka hapur derën është përballur për rreth 10 minuta me një dhunë barbare, pasi është goditur me grushta në kokë nga i dashuri. Ndërsa për një moment ajo i ka ulëritur duke i thënë se po e vriste ai i është përgjigjur: Pikërisht këtë dua.
Vajza ka mundur vetëm pas 10 minutash t’i shpëtojë nga duart dhe ndërsa ka vrapuar jashtë apartamentit, ka njoftuar menjëherë policinë. Kjo e fundit e ka shpallur në kërkim milionerin, që akuzohet për “dhunim personi”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





