Zvicër, 21 mars 2014 – Është hedhur të premten në Nion të Zvicrës shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Ceremonia nisi si zakonisht me sekretarin e UEFA-s, Gianni Infantino që hapi shortin.
Më pas është transmetuar një filmim në nder të tetë skuadrave që kanë arritur deri në këtë pikë të kompeticionit. Skuadra e parë që është nxjerrë nga shporta ka qenë Barcelona, e cila do të ketë përballë Atletico Madrid. Pas saj radha ka qenë e Real Madrid, që sikurse vitin e kaluar do të ketë përballë Borussia Dortmund.
Shorti ka vijuar duke vënë përballë Paris Saint German-Chelsea dhe në fund Manchester United-Bayern Munich. Ndeshjet e para të këtij turi të Champions League do të luhen më 1 dhe 2 prill, ndërsa ato të dyta më 8 dhe 9 të të njëjtit muaj. Këtë vit finalja do të luhet në stadiumin “Estadio da Luz” të Lisbonës, më 24 maj.
Çerekfinalet e Ligës së Kampioneve:
Barcelona – Atletico Madrid
Real Madrid – Borussia Dortmund
Paris Saint German – Chelsea
Manchester United – Bayern Munich
Shorti i Europa League
Ndërkohë po sot është hedhur shorti i çerekfinaleve të Europa League. Në çiftet çerekfinaliste janë evituar përballjet mes ekipeve spanjolle e portugeze. Skuadra e vetme italiane në këtë kompeticion, Juventus, do t’i duhet të përballet me ekipin francez të Lionit për të hedhur më pas hapin drejt gjysëmfinaleve.
Çifte çerekfinaliste të Europa League
– Az Alkmaar – Benfica
– Lione – Juve
– Basilea – Valencia
– Porto – Siviglia
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





