Itali, 21 mars 2014– Një qendër masazhi, por që në të vërtetë ofronte seks me pagesë është zbuluar nga policia italiane në afërsi të një kantieri detar në Palermo. Kur agjentët e policisë u futën në apartament gjetën aty tre femra, në moshë jo shumë të re, vetëm me të brendshme. Të gjitha ishin gra të martuara dhe me fëmijë. Njëra prej tyre deri pak kohë më parë ishte drejtoreshë e një kopshti privat. Ajo u ka rrëfyer agjentëve se është detyruar të prostituojë, pasi e pushuan nga puna për shkak të mbylljes së kopshtit. Edhe dy gratë e tjera, që ushtronin profesionin më të vjetër në botë, ishin pushuar nga puna vetëm pak muaj më parë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





