E premte, 21 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:

 

GAZETA PANORAMA  ka si argument kryesor  “Flet Kryeministri: Ministrat si skuadër, lëviz ai që shkel kodin. Qeveria do e çojë mandatin deri në fund”

 Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Fyerjet në Kuvend, Rama: Jozefina viagra e Saliut. Berisha: Ty edhe me atë nuk të punon

–   Dritëro Agolli: Berisha të tërhiqet, qeveria më shumë ka menduar

 

GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor  “Sekuestro pasurive të zyrtarëve, Kuvendi miraton ligjin antimafia”

 Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:

–   “Shkallon” deputeti Sali Berisha, fyen me fjalor ordiner Kryeministrin Rama

–   Konkursi për shkollën e policisë, shpallen edhe 226 fitues

–   Arben Ahmetaj: Marrëveshja me FMN, nuk ka rritje të energjisë dhe moshës së pensionit

 

GAZETA SHQIPTARE  hapet me shkrimin  “Fyerjet në Kuvend. Berisha-Rama: Viagra, plak, zhuls”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   4 komando të Zall-Herrit në Siri. Polici në Rinas ndihmoi kalimin e 2 fëmijëve

–   Një italian anëtar i PD: Duhet rinovim, kandidoj për poste drejtuese

–   Ajnisha, pinjollja e panjohur e Eqrem Vlorës

 

GAZETA SHQIPTARJA.COM  hapet me shkrimin  “Edi Rama: Me këta ministra deri në fund të mandatit”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Marrëveshja, Strasburgu: pronat të zgjidhen brenda 14 muajsh

–   Artan Fuga: Risia e leksioneve online në universitet

 

GAZETA SHQIP hapet me shkrimin  “Edi Rama, letër për Lulzim Bashën. Reforma territoriale, Kryeministri pranon konsensusin që kërkon opozita”

Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:

–   Parlamenti, pas sharjeve dhe batutave ndryshohet ligji antimafia

–   Mbyllet dosja e vrasjes së Isa Çopës. Nëndrejtori i SHISH të Durrësit, u vra dhe u dogj në makinën e tij

 

GAZETA MAPO  çelet me shkrimin  “Rama josh Nishanin për SHISH: Komunikimi mes meje dhe Presidentit është model komunikimi mes institucioneve”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:

–   Braho: Ajazi, nostalgjik i kohës së Gazidedes, pse duhet shkarkuar

–   Berisha-Rama, debat në Kuvend me pullë të kuqe

–   Bilanc tragjik  aksidentesh, 3 të vdekur dhe  një i plagosur

 

GAZETA KOHA JONË  hapet me shkrimin  “Rama: Mediu pronar i para tre mijë viteve. Kryeministri akuzon dhe bën ironi me ish-pushtetarët për kthimin e pronave. Fakti i privatizimit të parkut arkeologjik të Butrintit është skandaloz”

Në faqet e brendshme do të lexoni:

–   Çudia në Korçë, antena e kompanisë celulare maskohet si bredh

–   Ahmetaj: Nuk rrisim çmimin e energjisë dhe as taksat

–   Shkolla e Policisë, emrat e fituesve të testimit me shkrim

 

GAZETA DITA  hapet me shkrimin  “Kuvendi banal. Detajet e asaj që ndodhi dje në parlament: Çfarë fshihet pas fyerjeve personale për Edi Ramën dhe çfarë ka tek marrëveshja me FMN-në që e çmend Berishën”

Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:

–   Lista e plotë e shqiptarëve që ishin në Siri, por u kthyen

–   Lista me çmimet dhe analizat: Tarifat për të pasiguruarit në 23 shërbimet mjekësore në QSUT

–   Zv/ministri i Rendit: Lazarati? Dora që nuk kafshohet, puthet

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/