DURRËS, 20 mars 2014 – Në zonat rurale të Durrësit nuk ka zhurmë për raportet autobusë / furgonë.
Bazuar në kërkesat e ardhura nga komunat dhe bashkitë e qarkut për linja të transportit të udhëtarëve ndërqytetës dhe rrethqytetës, në vitin 2013 janë përgatitur dhe paraqitur për miratim në Këshillin e Qarkut të Durrësit 5 vendime për linjat ndërqytetëse: Hardhishtë-Durrës-Hardhishtë; Krujë-Fushë Krujë-Krujë; Shijak-Krujë-Shijak; Shijak-Elbasan-Shijak; Shijak-Pogradec-Shijak.
Për vitin 2014 Këshilli i Qarkut Durrës, në bazë të propozimeve me shkrim të njësive vendore, miratoi edhe këto linja të transportit rrethqytetës të udhëtarëve:
Durrës-Aeroport-Durrës
Fushë Krujë-Durrës-Fushë Krujë
Fushë Krujë-Laç-Fushë Krujë
Maminas, Manëz, Gjiri i Lalzit-Gjiri i Lalzit, Manëz, Maminas
Ishëm-Durrës-Ishëm
Fushë Kërtushaj-Gjuricaj-Kapadanaj
Fushë Bizë-Rrotull-Shafkanë
Shetaj-Draç
Bizë-Lalëz
Shijak-Peshkopi-Shijak
Shijak-Rrëshen-Shijak
Sukth-Rrëshen-Sukth
Sukth-Bajram Curri-Sukth
Sukth-Pukë-Sukth
Sukth-Pogradec-Sukth
Sukth-Shijak-Sukth
Sukth-Rrëshen-Sukth
Sukth-Bajram Curri-Sukth
Sukth-Pukë -Sukth
Sukth-Pogradec-Sukth
INFO
Sipas kreut përgjegjësit të sektorit të shërbimeve në administratën e Këshillit të Qarkut Ardit Kërtusha, transporti i udhëtarëve rrethqytetës është shërbimi i rregullt transportit me autobus, i cili plotëson nevojat e popullsisë ndërmjet bashkive brenda të të njëjtit rreth; qendrës së komunës në drejtim të qytetit të të njëjtit rreth dhe anasjelltas; qendrave të komunave të një rrethi (pa lejim kalimi në qytet); qendrave të banuara të një komune në drejtim të qendrës së komunës dhe / ose të një komune tjetër dhe anasjelltas; qendrave të banuara të një komune; bashkive qendër rrethi me qendrat arkeologjike, historike dhe turistike, brenda rrethit.
Miratimi konsiderohet i domosdoshëm se ky shërbim deri tani i është nënshtruar spontanitetit dhe shume subjekte e kryenin jo sipas procedurave duke rritur ndjeshëm konkurrencën e pandershme.
Me rrjetin e linjave të paraqitura dhe oraret e tyre përkatëse pas miratimit, është bindja se ky shërbim jo vetëm do të disiplinohet, por dhe do të funksionojë normalisht duke qenë në shërbim të komunitetit, thotë Kërtusha.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





