Itali, 20 mars 2014 – Një 24 vjeçar ka rrahur dhe përdhunuar të dashurën e tij në shenjë ndëshkimi, pasi ajo kishte vendosur të ndahej me të. Makthi i një 20 vjeçareje nga Reggio Emilia, Itali, nisi kur shkoi në shtëpinë e të dashurit për t’i komunikuar vendimin e saj.
I verbuar nga inati, i riu ka nisur ta rrahë, i ka thyer në shpinë një mobilje e më pas i ka shkulur flokët vajzës. Në fund, për të nxjerrë të gjithë dufin e tij, e ka përdhunuar.
Pas tre ore dhune të pashembullt vajza ka mundur të lirohet dhe të njoftojë karabinierët. Ata e kanë gjetur të riun në një lokal të zonës. Ndërkohë në shtëpinë e tij, policia ka dokumentuar një sërë provash materiale që dëshmojnë dhunën brutale të ushtruar ndaj 20 vjeçares.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





