Kinë, 20 mars 2014 – Thuhet shpesh se shkollat në Kinë janë aq të rrepta dhe aq kërkuese, sa po rrezikojnë shëndetin mendor të fëmijëve. Kjo video e tmerrshme është ilustrim i kësaj. Ajo tregon momentin kur një klasë e një shkolle të mesme po bën një provim. Një nxënës, i stresuar, hidhet nga dritarja, duke tmerruar moshatarët. Disa nga nxënësit nxitojnë drejt dritares, ndërsa disa të tjerë që kuptojnë fatin tragjik të bashkëmoshatarit të tij shtrëngojnë të dëshpëruar kokën me duar. Vetëvrasja është shkaku kryesor i vdekjeve mes të rinjve në Kinë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





