Itali, 20 mars 2014– Jeton Xhilaga, ndonëse vetëm 23 vjeç, ishte në kërkim në Itali për disa krime si shpërndarje droge, dëmtim prone, vjedhje banese etj. Tipik është rasti i vitit 2011, kur Jetoni së bashku me Xhuljo Lazin u shisnin drogë gjimnazistëve të liceut Da Vinci. Në këtë rast u kapën edhe 3 kg kanabis i bërë gati për shitje. I rëndë është fakti, që këto krime ai i kishte kryer, që kur ishte adoleshent.
Për disa vite me radhë kishte jetuar i pa trazuar në Shqipëri. Sapo u kthye në Itali, policia e provincës së Trentos e ndaloi dhe ndonëse Jetoni i tregoi dokumenta falso, analiza daktiloskopike e përcaktoi plotësisht, që policët kishin të bënin me një person në kërkim të dënuar në mungesë me 45 muaj burg.
/gje.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





