E mërkurë, 19 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Ambasadori grek: Negociatat me qeverinë “Rama” për kufirin detar”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Konkursi për shkollën e policisë, shkon në 1 mijë vende pranimi
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Administrata, ndryshojnë pagat, hyn në fuqi struktura e re e pagave në dikastere”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Takimi Shqipëri-BE, zbardhet plani antimafia, përgjimet dhe operacionet
– Greqi, u hiqet imuniteti deputetëve, “Agimi i Artë” nxjerr video antishqiptare
GAZETA SHQIPTARJA.COM hapet me shkrimin “Dosjet e Strasburgut. Kompensimi financiar. Pronat, kërkohet shtyrje afati”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Ministri i Brendshëm takon Bujar Nishanin për SHISH-in
– Lazar Siliqi kundër Paçramit
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Kreu i SHISH shkarkohet si Sollaku. Boshllëku ligjor lejon mazhorancën të marrë vendim në Kuvend”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Reforma, Rama: Nuk ka më vend për të moshuarit në polici
– Tokat e Himarës, rrëzohet nisma e Mediut për kthim
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Ikin 700 ushtarakë. Kodheli: Forcë e vogël, efiçente”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Djali u bë ekstremist fare, më tha: 2 fëmijët janë mirë në Siri
– Vendimi: Hapat, si do të merrni statusin e nëpunësit
– Shtatzënë rome: Më përdhunoi kushëriri, do e shes fëmijën
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Instruktimet telefonike nga Siria: Na sillni djem të fortë për luftë”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Shpërthen” Sterkaj: Ja si i fshehin paratë e vjedhura politikanët
– Telefonatat, sa do të ulet çmimi i celularëve nga 1 prilli
– Tahiri: Presidenti të mos bëhet palë. Nishani: Evito konfliktet
GAZETA KOHA JONË hapet me shkrimin “Xhorxh Soros po troket. Miku i kryeministrit Edi Rama, pritet të hyjë në Shqipëri si investitori më i madh në historinë e 23 viteve pluralizëm”
Në faqet e brendshme do të lexoni:
– Reagon Kryeministri, urdhëron ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja për të angazhuar mjekët më të mirë, për gazetarin Zamir Dule
– Dardhë, për tre muaj vidhen 40 banesa nga 110 që ka fshati
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Terroristë apo të gënjyer? Fotot dhe përgjimet – Pjesa II e dosjes në SHISH”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Tabela e çmimeve tavan: Udhëzimi i ri i dy ministrive: Sa do të jenë tarifat e reja të Përmbaruesve
– Shuko Minga: Uran Butka? Monument të atit, atje ku u vra
– Gjiknuri: Nuk është kollaj të prishësh kontrata pa shkaqe ligjore
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





