Kiev, 18 mars 2014 – Tensionohet më tej situata mes Rusisë e Ukrainës. Një ushtar ukrainas ka mbetur i vdekur në Simferopol, baza ushtarake në Krime e cila kontrollohet nga rusët që nga muaji shkurt. Pas firmosje së marrëveshjes së aneksimit të Krimesë nga Rusia, trupa ushtarake ruse mësynë në Simferopol, ku vranë një ushtar ukrainas dhe plagosën një tjetër. Po ashtu mësohet se trupat ruse kanë kapur të gjithë ushtarët e tjerë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit ukrainas, Arseni Iatseniuk, i cili shprehet se në Krime është një situatë lufte, ndërsa paralajmëron se konflikti në Krime ka kaluar në një fazë ushtarake, sepse ushtarët rusë kanë qëlluar mbi ushtarët ukrainas. Pak minuta pas ngjarjes, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës ka dhënë urdhur që çdo ushtar ukrainas duhet të vetëmbrohet, e të ngejë armët para agresionit rus.

Pas ngjarjes kanë reaguar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Atë që po bën Moska dhe vendimet e Vladimir Putin “janë një kërcënim për paqen”. Kështu deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/