Vlorë, 18 mars 2014 – Policia e Vlorës vuri në pranga një femër 28 vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohej për veprën penale “Mashtrim me pasoja të rënda më shumë se një herë”. 28 vjeçarja Alda Kaçaj, por që kohët e fundit e kishte ndryshuar emrin në Elda, nga Vlora, u vu në pranga në zonën e Skelës, në qytetin bregdetar. Arrestimi i Kaçajt erdhi pasi Gjykata e Tiranës e kishte dënuar 28 vjeçaren me 13 vite burg për mashtrim. për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda me shumë së një herë”. Vajza kishte arritur t’i shpëtonte drejtësisë duke u fshehur, por pas marrjes së informacioneve nga ana e uniformave blu u bë ndalimi i saj.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





