Itali, 15 mars 2014 – Dy të rinj shqiptarë, rezidentë në Itali, janë ndaluar nga karabinierët në Peskara, pasi në makinën me të cilën po udhëtonin është gjetur dhe sekuestruar më shumë se 2,6 kg heroinë dhe rreth 80 gramë marijuanë. Mediat italiane raportojnë se lënda narkotike ishte fshehur nën sediljen e automjetit. 27 vjeçari Orges Kulla, rezident në Silvi Marina, dhe 29 vjeçari Fatmir Domi, rezident në Chieti janë ndaluar ndërsa po udhëtonin në autostradën A14. Sasia e drogës së sekuestruar arrinte vlerën mbi 100 mijë euro në treg. Dy të rinjtë shqiptarë janë dërguar në burgun e Vasto-s, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar edhe persona të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë trafik të paligjshëm lëndësh narkotike.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/