Itali, 15 mars 2014 – Një skenë e denjë për një film horror. Policia e Riminit ka ndërhyrë një natë më parë për të shuar një grindje të rëndë jashtë një lokali nate të zonës. Protagonistë të sherrit kanë qenë një i ri shqiptar dhe një maqedonas, të dy rreth të njëzetave. Pasi janë sharë, ata kanë nisur konfrontimin fizik, i cili nuk është ndalur këtu. Maqedonasi, pasi i ka thyer krahun e djathtë të riut shqiptar, i ka kafshuar gishtin e vogël të dorës së majtë duke ia këputur thuajse tërësisht. Policia ka thirrur menjëherë ambulancën për t’i dhënë ndihmën e parë të rit shqiptar të plagosur. Sipas policisë së Riminit, shkaku i grindjes mes dy të rinjve ka qenë një femër.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





