Angli, 15 mars 2014– Një nxënëse shkolle i shpëtoi jetën babait të saj duke e goditur fort në kraharor, pasi zemra e tij pushoi së rrahuri për shkak të një alergjie shumë të fortë. Izzy McCarron, 9 vjeçe, e riktheu sërish në jetë të atin, pasi ai u rrëzua dhe nuk po merrte më frymë, ndërsa ishte në shtëpi. Mamaja e Izzy-t, Debbie, telefonoi menjëherë ambulancën, por vajza e dinte se nëse priste mjekët babai i saj nuk do mbetej më në jetë. Ajo tentoi ta shtypte me duart e saj në zemër, por fatkeqësisht zbuloi shumë shpejt se nuk kishte forcën e duhur. Kështu që nisi ta godiste me sa fuqi kishte derisa erdhën mjekët. Vajzës iu dha nga shkolla e saj një fletë lavdërimi për kurajon e treguar. Megjithëse e frikësuar në kulm për gjendjen në të cilën ndodhej babai, me ndërhyrjen e saj energjike, 9 vjeçarja arriti ta rikthente në jetë prindin e saj.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/