Gjirokastër, 15 mars 2014 – Ka dështuar operacioni i policisë së Gjirokastrës, që u zhvillua mëngjesin e djeshëm në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Lënda narkotike që u dyshuar se ishte kokainë dhe u sekuestrua në autobusin e linjës Athinë – Tiranë doli të ishte trahana. Në një njoftim për shtyp, një ditë më parë, u tha se ishte bllokuar 1 kg kokainë në një autobus, e futur në një qese me mbishkrimin e emrit të atij që do e priste. Për këtë u arrestua edhe një person, i cili që në momentet e para ka këmbëngulur se nuk priste pako. Pas verifikimit të ekspertëve në Tiranë, doli që në pako nuk kishte kokainë por trahana, e për pasojë personi u la i lirë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/