Tiranë, 15 mars 2014 – Edhe këtë 8 mars, shumë femra nga Tirana dhe të ardhura nga rrethet, kryesisht të moshave mbi 25 deri në 40 vjeç e pritën festën e gruas duke harbuar në klube nate në kryeqytet, me meshkuj striptistë.

Në klubin “Mumja”, qindra femra u mblodhën duke u ekzaltuar në shoqërinë e disa djemve me ngjyrë, të ardhur posaçërisht për t’i kënaqur ato me rastin e festës së 8 Marsit.

Meshkujt muskulozë kanë qëndruar deri në agimin e 9 marsit në shoqërinë e vajzave në këtë pub, duke dhuruar për to momente ekzaltuese të vazhdueshme, sikundër shikoni fotot dhe videon.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/