Tiranë, 15 mars 2014 – Fejesa midis Kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi dhe 25- vjeçares Irisa Guma është kurorëzuar me ardhjen në jetë të një vajze. Ndryshe nga marrëdhënia e tij e mëparshme me Griselda Zaimin, e cila përfundoi me ndarje pas skandalit të shtatzënisë dhe përdhunimit të rremë, Rroshi është kujdesur që jetën e tij në çift këtë herë, ta mbajë larg vëmendjes publike. Prej një viti e gjysmë ai është fejuar me stomatologen nga Kavaja, vajzë e lagjes së tij në këtë qytet. 

Çifti nuk ka dashur të bëjë ceremonitë e zakonit për të celebruar marrëdhënien e tyre. Ata nuk kanë bërë dasmë, por kanë nisur prej disa muajsh bashkëjetesën. Elvis Rroshi, Irisa Guma dhe vajza e tyre 1-muajshe jetojnë në një apartament në kryeqytet. Burime pranë familjes Rroshi rrëfejnë që e ëma e Elvisit thotë shpesh në ambiente familjare e shoqërore se çifti nuk pëlqen të bëjë ceremoninë e dasmës, dhe kanë nisur bashkëjetesën pa shumë bujë.
 
NJOHJA 
Burime pranë çiftit bëjnë me dije se Irisa pasi ka përfunduar studimet për stomatologji në Tiranë është drejtuar tek kryebashkiaku për të kërkuar punë. Kështu janë njohur dhe ka nisur historia e tyre e dashurisë. Irisa ka punuar për disa muaj në një klinikë dentare në qytetin e Kavajës. Pas fejesës “diskrete” me Rroshin ajo e ka braktisur vendin e punës për të nisur jetën në Tiranë. Çifti është parë shpesh të udhëtojnë bashkë nga vendlindja në kryeqytet. Ata kanë 14 vjet diferencë në moshë, por duket se ky detaj nuk është parë aspak si problem.

/Bluetooth/