Greqi, 14 mars 2014– Gjykata greke dënoi me burgim të përjetshëm shqiptaren Evangelia Zhanga 52 vjec, nga Saranda, e akuzuar për vrasjen e biznesmenit Tasos Cagaropulos, i cili u gjet i betonuar poshte vaskës në apartamentin luksoz të saj. 

E njohur si “vejusha e zezë” në Greqi, Evangelia Zhanga u shpall fajtore dhe u dënua me burgim të përjetshëm dhe 3 vjet burgim, ndërsa një 45 vjecar tjetër i akuzuar si bashkëpunëtor prej saj, u shpall i pafajshëm nga gjykata. 

Evangeli Zhanga, e ka pranuar vrasjen e biznesmetit të kryer më 24 maj 2009, duke pasur si bashkëpunëtor një person, i cili vdiq disa muaj më vonë nga kanceri dhe një tjetër nga Shqipëria. 

Sipas akuzës, 52 vjeçarja i hodhi qetësues biznesmenit grek në lëngun e portokallit dhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj e goditi në kokë dhe në qafë me çekiç. Më pas, viktimën e kanë murosur në vaskë. Evangelia njihet me epitetin “vejusha e zezë”, sepse ka vrarë brutalisht edhe burrin e saj të parë shqiptar, duke e copëtuar. 

Pasi vrau të shoqin në Sarandë dhe iku në Greqi, shkoi në Amerikë, ku gjeti një burrë të pasur me të cilin u martua e fitoi shumë para. E bindi burrin e radhës që të kthehen në Greqi, ku e braktisi në një azil pleqsh. Mbi të rëndojnë denoncime për rrëmbim pasurie të disa burrave të moshuar në Greqi.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/