Angli, 14 mars 2014 – Kelvin ‘Kelly’ Hewitt duket se quhet burri, të cilit një ditë më parë një grup romësh i prenë organin seksual. Ngjarja ndodhi në mëngjes në afërsi të Middlesbrough, Angli. Policia bën të ditur se sapo u njoftua për rastin në fjalë shkoi menjëherë në vendngjarje. Pasi 40 vjeçari Hewitt u dërgua me urgjencë në spital, efektivë të shumtë u vunë në kërkim të pjesës së prerë të trupit, por kërkimet rezultuan të pasuksesshme. Policia ende nuk ka arritur ta marrë në pyetje burrin, të cilit ju pre organi seksual, pasi është në pritje të përmirësimit të gjendjes shëndetësore të tij. Sipas policisë, dyshohet se burri ka fjetur me një anëtare të komunitetit rom dhe, pikërisht për këtë, romët janë hakmarrë duke ndërmarrë aktin ekstrem. Ai ishte parë shpesh në afërsi të kampit rom, që ndodhej pranë zonës së tij të banimit. Pas shërimit të plagëve të marra, mjekët do të shikojnë mundësinë për t’i vendosur 40 vjeçarit një penis artificial.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





