Zvicër, 14 mars 2014 – Enrika Derza, vajza shkodrane që u zbulua në ‘The Voice of Albania’, po korr sukses në garën e ‘The Voice of Switzerland”. Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” në Zvicër ka zbuluar se vajza 17-vjecare po mahnit publikun zvicerian në spektaklin e talenteve të këngës, ‘The Voice of Switzerland’.
Juria u impresionua jashtë mase nga vajza shqiptare. Ishte këngëtari i njohur Marc Sëay ai që zgjodhi Enrikën. Ajo shkëlqeu me këngën “Listen” duke e interpretuar në mënyrë fantastike.
Anëtarët nga juria profesionale i kanë deklaruar “Presheva jonë” se prania e këngëtares shqiptare nga Shkodra është jo vetëm risi, por edhe një freski në trendet muzikore me karakter ndërkombëtar e cila me performancës e saj po shkëlqen në sallë. Enrika Derza vjen nga Shkodra. Talenti i saj në muzikë ështe zbuluar në moshën 14-vjeçare në talent show-n “The voice of Albania”, që erdhi si risi në Shqipëri.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





