DURRËS, 14 mars 2014 – Ndryshe nga bashkitë e Elbasanit dhe Tiranës që kishin planifikuar veprimtari të ndryshme për Ditën e Verës, qytetarët durrsakë shfrytëzuan ditën e pushimit zyrtar për të shëtitur apo konsumuar diçka nëpër lokale buzë detit (te lungomarja nga “Vollga” te “Byrryli” dhe në Plazh). Prindërit kanë nxjerrë fëmijët për të luajtur apo për t’i çuar te kënde të ndryshme për ta. Dielli i pranverës me një erë disi të ftohtë kanë nxitur njerëzit të gëzojnë pragun e përtëritjes që shënon marsi. Ballokumet e famshme të Elbasanit kanë mbërritur edhe në Durrës, ku janë shitur qindra prej tyre.
Foto: Gëzim Kabashi /ATSH/
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





