Tiranë, 14 mars 2014 – Autobusi i linjës Tiranë-Korçë dhe 3 autobusë që bënin linjën Tiranë-Elbasan janë goditur me gurë mesditën e sotme, teksa udhëtonin në afërsi të zonës së Mulletit. Autobusi i linjës Tiranë-Korçë, me targa TR1839T ishte i mbushur me pasagjerë në momentin e goditjes, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar. Mësohet se nga goditja me gurë e autobusëve janë thyer xhamat e tyre. Policia bën me dije se ende nuk ka identifikuar personat që qëlluan në drejtim të autobusëve. Ndërkohë policia ka nisur tashmë hetimet.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/