Durrës, 14 mars 2014 – Teuta e tij s’ka pësuar gol në fund, ashtu siç jemi mësuar ta shohim, në këtë sindromë të hidhur në kampionat dhe kjo është shenja më pozitive e mbrëmjes, edhe pse trajneri Ilir Biturku nuk është i kënaqur nga loja e të tijve. Ai vlerëson edhe lojën e ekipit kundërshtar Tiranës, që sipas tij në pjesën e parë dominoi takimin. Tekniku durrsak Ilir Biturku, gjatë analizës që i bëri ndeshjes, tha se barazimi është një rezultat i merituar nga të dyja skuadrat.

Ishte një sfidë shumë e fortë, sikurse kishim parashikuar. Skuadra luajti relativisht mirë dhe jam i kënaqur nga paraqitja. Gjatë pjesës së parë kundërshtari ishte më mirë se ne, por me kalimin e minutave u rikthye në lojë. Duke marrë parasysh cilësitë e kundërshtarit në repartin e sulmit, po luanim shumë të kujdesur në mbrojtje. Por erdhi ai gol nga distanca i Karabecit, për të na e bërë më të vështirë punën. Pas shumë përpjekjesh arritëm të barazonim. Pas pushimit mendova të freskoja disi sulmin dhe futa në fushë Joelin, i cili iu përgjigj pritshmërive. Duke marrë parasysh lojën e zhvilluar, mendoj se barazimi është rezultat i drejtë. Edhe pse e theksoj, përpara ndeshjes prisja të shihja një Teutë tjetër, sidomos në pjesën e parë. Por nuk shkoi ashtu siç e prisja, për meritë të Tiranës, që vërtet luajti shumë mirë. Megjithatë, te ne ndikuan edhe mungesat. Përveç Samb të pezulluar, nuk kishim të gatshëm as Jakupin e Bathën. Tani duhet të tentojmë fitoren me Flamurtarin”, – deklaroi Biturku.

Në pjesën e dytë, aktivizimi i Xhoelit i dha një tjetër ritëm lojës së Teutës dhe ndoshta gjërat u përmirësuan. U rrit Teuta, apo ra Tirana? Ja përgjigjia e Biturkut: “Nuk e zëvendësova Kalunë sepse s’po bënte mirë, por sepse doja një impuls përpara dhe këtë ma garantonte Xhoel. Ai është një futbollist që mban në panik skuadrën kundërshtare. Pavarësisht paraqitjes së tij, skuadra sot s’ishte ajo e niveleve të mëparshme. Megjithatë, të mos pretendojmë se futbollistët janë kompjutera”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/