Tiranë, 14 mars 2014– Kryeministri Edi Rama iu bashkua festimeve të organizuara në kuadër të Ditës së verës, duke zhvilluar një lojë basketbolli me disa deputetë të PS-së, në minifushën e ngritur në lulishten “Vëllezërit Frashëri” përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Kryeministri ka hequr sot kostumin zyrtar, dhe është shfaqur tepër në formë, i veshur me xhinse dhe atlete, ndërsa ka dërguar disa herë topin kosh.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/