Itali, 14 mars 2014 – Policia italiane njoftoi sot vendosjen e sekuestros të një pasurie me vlerë 5 milionë euro në kuadër të arrestimeve të bëra më 21 tetor 2013 në Itali, Shqipëri, Kosovë dhe Bosnje.
Arrestimet u bënë në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Ellenika”, gjatë të cilit iu vunë prangat 71 persona, të cilët ishin përfshirë në trafikun e dorogës nga Shqipëria në Itali. Pasuritë e sekuestruar dyshohet se i përkasin 10 nga 71 të arrestuarve.
Në bazë të hetimeve, grupi kriminal ka trafikuar qindra kg heroinë nga Shqipëria në Itali nëpërmjet Kosovës dhe Bosnjes. Grupi kriminal operonte në tri nivele, një ndërkombëtar, që ishte dhe grupi i shqiptarëve, një që merrej me transportin, që ishin korrierët dhe një që merrej me shpërndarjen. Vetëm në Itali në kuadër të këtij operacioni në tetor janë arrestuar 43 persona.
Gjatë aksionit të tetorit policia italiane sekuestroi më shumë se dy ton heroinë dhe 5 ton marijuanë. Pjesa më e madhe e drogës u sekuestrua në qytetin e Peskara-s.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





