12 mars 2014– Ingrid Gjoni po tregon se është shumë e dhënë pas të birit të saj, që tashmë ka mbushur dy vjet. Ajo ka publikuar disa këngë, megjithëse nuk po i ecën si dikur.
Gjoni, kohën më të madhe po ja kushton të birit. Edhe ecjet sportive po i realizon nën shoqërinë e tij. Së fundmi, nënë e birë janë parë duke ecur nëpër qytet të veshur me veshje sportive, të së njëjtës ngjyrë, por jo të së njëjtës firmë.
Ingrid Gjoni, që nga martesa e këtej asnjëherë nuk është parë nën shoqërinë e bashkëshortit. “A është ende e martuar Ingridi?” shtron pyetjen Indeksonline.





