DURRËS, 12 mars 2014 –  Tani edhe Cari i pakurorëzuar i Kremlinit ka mësuar nga përvoja e ish-Kryeministrit shqiptar Sali Berisha për “tufëzimin” e intelektualëve kundër kundërshtarëve të vet, kështu 86 personalitete të kulturës së Rusisë nënshkruajnë një peticion në mbështetje të pozicionit të Presidentit Vladimir Putin lidhur me Ukrainën dhe Krimenë, njofton Ministria ruse e Kulturës.

Ja retorika nacionaliste e 86 artistëve të popullit dhe të merituar, drejtuesve të institucioneve kulturore-artistike të Federatës Ruse (shih faksimilen e shtypit rus):

“Në ditët kur vendoset fati i Krimesë dhe bashkatdhetarëve tanë, personalitetet e kulturës së  Rusisë nuk mund të jenë vëzhgues indiferentë me zemër të ftohtë. Historia jonë e përbashkët dhe rrënjët e e përbashkëta, kultura jonë dhe burimet e saj shpirtërore, vlerat tona fondamentale dhe gjuha na kanë bashkuar përgjithmonë.

Ne duam që përbashkësia e popujve tanë dhe kulturave tona të ketë një të ardhme të qëndrueshme. Ja përse deklarojmë me vendosmëri mbështetjen për pozicionin e Presidentit të Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe Krime-së”.

Lista e nënshkrimeve të personaliteteve të kulturës dhe artit është e hapur. Mund shtohen emrat në këtë listë duke iu drejtuar shërbimit të shtypit në Ministrinë e Kulturës së Federatës Ruse: tel. +7 985 847 18 22, e-mail: [email protected], thuhet në njoftim.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/