12 mars 2014– Të shtunën në 8 mars, Tama , qeni antidrogë i ndihmoi financierët italianë të qytetit të Veronës të zbulonin 500 gramë heroinë në shtëpinë e një emigrant shqiptar 30 vjeçar. Atij iu gjetën në trup 5 gram heroinë, gjë që u mundësoi finacierëve të kontrollonin legalisht banesën e shpërndarësit të drogës. Financierët krahas drogës sekuestruan edhe 1300 euro që dyshohet se janë siguruar pas shitjes së drogës si edhe dy thika, që plotësonin kushtin e armës së ftohtë, dy celularë dhe 10 karta telefonike SIM.

Ndërkohëe të martën në mëngjes financierët ndaluan për kontroll një makinë Audi A4, që drejtohej nga një shqiptar 34 vjeçar me precedentë të shumtë penalë, i cili banonte në itali që nga viti 1999. Qeni Tama arriti të zbulonte drogën e fshehur mjeshtërisht në impiantin e ajrit të kondicionuar të makinës. Në sajë të Tamës u zbuluan 33 gramë kokainë. Financierët përveç kokainës sekuestruan edhe automjetin e shqiptarit, 200 euro në kesh dhe 5 telefona celularë. Në banesën e korrierit të drogës u gjet edhe një peshore precisioni, 200 gram substancë për përzierjen e drogës, si edhe qese të vogla plastike për ambalazhimin e kokainës. Shqiptari u dërgua menjëherë në burgun e Montorios.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/