12 mars 2014 – Gëzim Mersinaj, 37 vjeç, nga Vlora u arrestua nga financierët italianë, ndërsa udhëtonte drejt qytetit të Leces. Ai ra në sy të Rojes së financës , sepse po ngiste me shpejtësi të lartë një Alfa 165 luksoze. Patrulla e financierëve, pasi ai refuzoi t’i bindej urdhërit për të ndaluar, e ndoqi për rreth 15 kilometra, derisa arriti ta bllokojë makinën Alfa Romeo me targa shqiptare.
Në makinë ishte Gëzim Mersinaj, të cilit iu kapën 540 gramë kokainë e pastër. Mersinaj nuk kishte asnjë precedent të mëparshëm penal. Shoferi i automjetit u la i lirë, sepse financierët nuk kishin prova të mjaftueshme për ta akuzuar si korrier droge. Makina u sekuestrua bashkë me sasinë e kokainës. Celularët e Gëzim Mersinajt dhe të shqiptarit tjetër, që ngiste Alfa Romeon, po shërbejnë si burim i çmuar për sigurim informacioni shtesë për këtë episod trafiku kokaine.
/gje. th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





