Tiranë, 12 mars 2014  Kryetari i Parlamentit Ilir Meta u takua paraditen e sotme me Presidentin e Senatit të Francës Jean-Pierre Bel. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp pas takimit dypalësh, kryeparlamentari Meta deklaroi se axhenda e Shqipërisë është drejtuar për nga integrimi evropian dhe për këtë qëllim po punohet invensivisht prej institucioneve shqiptare. Sipas Metës, shumica është e vendosur për konsensus të plotë dhe maksimal me opozitën. 

“Mazhoranca është e sigurt në rritjen ekonomike, përmirësimin e klimës së investimeve, punësimit dhe përparimin e perspektivës evropiane për të cilën duhet të kontribuojmë të gjithë. Duhet të na udhëheqë fryma e integrimit dhe jo e bllokimit duhet të na udhëheqë padiskutim. Jemi të prirur për konsensus të plotë dhe maksimal për opozitën që asistohet dhe nga partnerët tanë”. 

“Nuk shikoj asnjë pengesë në drejtim të vullnetit të mazhorancës për të përfshirë opozitën në të gjitha reformat përfshirë dhe atë territoriale, mazhoranca ka 3/5 në Kuvend, por pret që opozita të ketë vendin që i takon dhe shpresoj të frymëzohen nga integrimi dhe jo bllokimi që është një sëmundje e vjetër e vendit tonë”, u shpreh Meta. 

Ndërkohë nga ana e tij Presidenti i Senatit të Francës, Jean-Pierre Bel, u shpreh se “Franca nuk i ka thënë jo perspektivës europiane të Shqipërisë, por ka kërkuar vijim të axhendës së saj europiane”. Ai theksoi se  Shqipëria duhet të krijojë kredibilitet në rrugën e saj të integrimit për të larguar pikëpyetjet dhe dyshimet që kanë vendet e BE-së.

“Franca nuk i ka thënë jo perspektivës europiane të Shqipërisë.  Me shtetet e tjera të BE-së u vendos  që Shqipëria të vazhdonte axhendën e saj europiane. Është e nevojshme që Shqipëria të krijojë kredibilitet në rrugën e saj të integrimit.  Kjo shërben për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve aspirante. Ne kemi thënë që të vazhdojmë së bashku dhe kemi një takim në muajin qershor. Është e vërtetë që në gjirin e BE-së ka disa pikëpyetje dhe dyshime për vështirësistë. Ne synojmë që ti orientojmë vendet aspitante në fuqizimën e ekonomisë së tyre. Nuk veprojmë me asnjë grup ekstremist dhe çdo vendim e marrim jashtë këtyre grupeve ekstremiste” tha ai.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/