Tiranë, 10 mars 2014– Ditën e martë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Zyra e Shtypit të Presidentit bën të ditur se nesër në orën 10:30, kreu i shtetit do të mbledhë këtë këshill, i cili pritet që fokusin e mbledhjes ta përqendrojë tek shpërthimet e shumta të ndodhur ditët e fundit me tritol dhe rritja e kriminalitetit të vend. Për këtë mbledhje Presidenti Nishani i ka dërguar një ftesë Kryeministrit Edi Rama, Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodhelin, Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Jeronim Baze, Kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror Visho Ajazi, Kreut të Policisë së Shtetit Artan Didi, si dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.Prania në mbledhje edhe e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, është interpretuar në mënyra të ndryshme në media këto ditë. Presidenti Nishani ka deklaruar se nuk ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Në mbledhje do të diskutohet për hartimin e dokomentit të ri strategjik të sigurisë kombëtare, pas anëtarësimit të vendit në NATO dhe kreu i shtetit e ka parë të domosdoshme dhe praninë e zotit Basha në mbledhje.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





