Durrës, 10 mars 2014– Një 14 vjeçar nga Durrësi është arrestuar në flagrancë nga forcat e rendit, pak pasi ka goditur me thikë një 15 vjeçar, po nga Durrësi, në shëtitoren “Taulantia”. Ngjarja e rëndë është regjistruar paraditen e 7 marsit. Të dy adoleshentët janë konfrontuar mes tyre, dhe siç mësohet nga burime policore 14 vjeçari E.P., ka qëlluar dy herë me thikë në bark shtetasin A.H., vetëm një vit më i madh sesa agresori. Pas plagosjes, 15 vjeçari është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë 14 vjeçari E.P., pavarësisht moshës së mitur, do t’i duhet tashmë të përballet me akuzën për konsumimin e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





