Itali, 10 mars 2014– Luigi Abatantuono, një person me precedentë penalë ka gjetur vdekjen ndërsa po tentonte të realizonte grabitjen e një banke. 37 vjeçari, raportojnë mediat italiane, është rrëzuar në tokë, ndërsa ishte duke u grindur me një punonjës të bankës. Sipas disa burimeve të tjera ai ishte duke u grindur me një punonjës të sigurisë. Mendohet se 37 vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e një ataku kardiak. Burri kishte me vete një kaçavidë me të cilën dyshohet se do të kërcënonte punonjësit e bankës. Ngjarja ndodhi në Bari, në filialin e Bankës Popullore të Pulias dhe Bazilikatës. Abatantuono ishte i divorcuar dhe kishte 3 fëmijë. Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët që po kryejnë veprimet e para proceduriale.  

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/