E hënë, 10 mars 2014– Pasqyra e faqeve të para të disa prej të përditshmeve kryesore:
GAZETA PANORAMA ka si argument kryesor “Krimi makabër, nëna monstër vret me thikë tre vajzat e mitura”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Specialet arrestojnë “Ben Qimen”, kërkohej nga Interpol
– Gjirokastër, ekzekutohet me tre plumba bosi i drogës së Lazaratit
GAZETA SHEKULLI ka si shkrim kryesor “Itali, nëna masakron tre vajzat. 38 vjeçarja nga Durrësi, vret fëmijët me thikën e kuzhinës”
Ndërkohë në faqet e brendshme të gazetës veçojmë artikujt:
– Gjirokastër, ekzekutohet me tre plumba në kraharor 25 vjeçari
– Rrëfimi i Alfred Moisiut: 10 vite pa Adin tonë, plagë që nuk la pasardhës
– Fushë Krujë, dy atentate me eksploziv brenda 30 minutash
GAZETA SHQIP hapet me shkrimin “Pranga Arben Isufaj, të fortit të Fierit. Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia”
Shkrime të tjera në faqet e brendshme të kësaj gazete:
– Kushtetuesja, Nishani merr këshilltar djalin e gjykatësit
– Itali, nëna shqiptare vret tre vajza: I vrava nga dëshpërimi
GAZETA SHQIPTARE hapet me shkrimin “Horror në Itali, nëna vret tre vajza. Edlira Dobrushi: I godita për t’u shmangur të ardhmen e dëshpëruar”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Vritet me plumb pas kokës, bosi i drogës në Lazarat
– Traktati me OKB, Shqipëria shton masat për tregtinë e armëve
GAZETA MAPO çelet me shkrimin “Vret tre vajzat pas divorcit: S’doja të jetonin në dëshpërim. Krimi makabër i Edlira Dobrushit, për shkak të depresionit pas braktisjes nga i shoqi. Edlira pranon krimin në spital: Nuk mundesha më!”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete do të gjeni ndër të tjera:
– Paketa antimafia, sot prova e 84 votave për mazhorancën
– Ekzekutim në Lazarat, pas bllokimit të dy tonëve hashash
– RENEA arreston “Ben Qimen”, Italia e kërkon për trafik droge
GAZETA DITA hapet me shkrimin “Brenda shtetit paralel të Berishës”
Në faqet e brendshme të kësaj gazete gjithashtu do të mund të lexoni:
– Arkitekti i vrasjeve, prokuroria pyet sërish gardistët e 21 janarit
– Familja shqiptare shokon Italinë, nëna vret 3 vajzat e saj
– Një “betejë” mes Fyles dhe Halimit dhe një natë mes dhunës dhe seksit
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





