Itali, 9 mars 2014 – Tre vajza të mitura me origjinë shqiptare janë gjetur pajetë në banesën e tyre, në Lecco të Italisë, ndërsa nëna e tyre e plagosur lehtë. Masakra në familjen shqiptare ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa shkaqet mbeten ende të panjohura.
Nena, nje shqiptare 38 vjeçare, e identifikuar si Edlira Dobrushi ka vrare me thike tre vajzat e saj, Sidni 3 vjeç, Kesi 10 vjeç dhe Simona 13 vjeç e me pas duket se ka tentuar t’i jape fund edhe jetes, por ndodhet jashte rrezikut per jeten.
Pasi i ka vrarë vajzat, Edlira i ka vendosur trupat e tyre në shtratin e saj. Më pas i ka rënë ziles së një fqinji dhe i ka thënë: "Vajzat e mia nuk jetojnë më". Sipas policisë italiane, gruaja i ka vrarë tre vajzat duke përdorur dy thika, e më pas njërën prej tyre e ka kthyer nga vetja duke tentuar vetvrasjen. Mësohet se Edlira ka shenja plagosjesh në krah dhe pulse, por nuk janë plagosje të rënda.
Dy nga vajzat janë vrarë në gjumë, ndërsa vajza më e madhe ka tentuar të mbrohet nga sulmi i nënës së saj, por fatkeqësisht pa rezultat. Këto janë rezultatet e para të hetimit për krimin e trefishtë të konsumuar në Lecco, mëngjesin e së dielës e që pati për protagoniste një grua shqiptare.
Autoritetet u njoftuan për ngjarjen e rëndë nga fqinjët e familjes shqiptare, e cila jetonte në kushte shumë të vështira ekonomike. Gruaja jetonte vetëm me vajzat në banesë, pas divorcit nga bashkëshorti. Sipas mediave italiane familja shqiptare jetonte prej vitesh në shtetin fqinj, por ishte nën kujdesin e Caritas-it, pasi nuk kishin të ardhura për të siguruar jetesën.
I ati i vajzave, Bashkim Dobrushi, nuk ka qene ne banesë. Ai ishte nisur drejt Barit, per te hipur ne traget qe do e shpinte ne Durres, por u njoftua per tragjesine sapo mberriti ne atdhe. Cifti ishte ndare formalisht shtatorin e shkuar dhe ne shkurt kishin firmosur edhe divorcin zyrtarisht ne gjykate. Sipas miqve te burrit, ai vazhdonte t’i frekuentonte te bijat duke i shoqeruar ne shkolle sa here qe kishte mundesi.
Ai jetonte ne Itali prej 15 vitesh dhe u kishte thene kolegeve te punes se ishte ndare nga gruaja, pasi ajo kishte shfaqur shenja depresioni. Por asgje nuk e kishte bere te dyshonte per tragjedine.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





