10 mars 2014– Ngjarjet më të rëndësishme historike të regjistruara në vite të ndryshme në date 10 mars:

 

241 pes– Luftrat Punike: Beteja e Ishujve Aegates – Romakët fundosin flotën karthagjenase duke fituar Luftën e Parë punike (romakët u referoheshin kartagjenasve si “punikë” ose “fenikas” – paraardhës të kartagjenasve). Shkaqe kryesor të luftërave punike (264 pes – 146 pes) ishin konfliktet brenda perandorisë karthagjenase dhe përpjekjet për zgjerim të Republikës Romake. Romakët fillimisht ishin të interesuar për zgjerim nëpërmjet Sicilisë (në atë kohë nën kontrollin kartagjenas).

418– Hebrenjtë përjashtohen nga mbajtja e posteve publike në Perandorinë Romake.

1624– Anglia i shpall luftë Spanjës. Armiqësia ndaj Spanjës ishte e lidhur kryesisht me anti-katolicizmin britanik dhe incidente të tilla si inkuizicioni spanjoll, përveç rivalitetit për kolonizime dhe hegjemoni në Evropë dhe Amerikë.

1762– Francezi protestant Jean Calas, i cili ishte dënuar gabimisht për vrasjen e birit të tij, vdes pasi u torturuar nga autoritetet; kjo ngjarje frymëzoi Volterin për të filluar një fushatë për tolerancë fetare dhe reformë ligjore.

1849 – Abraham Linkoln aplikon për patentë; ai kishte shpikur një pajisje për ngritjen anijeve mbi ujë në raste riparimi. Më 22 maj 1849, Linkolni mori patentën me numër 6469, duke u bërë i vetmi president amerikan me patentë për një shpikje. Modeli i pajisjes ndodhet i ekspozuar në Institutin Smithsonian në Uashington.

1893– SHBA, Universiteti i shtetit New Mexico anulon ceremoninë e pare të diplomimit; student i saj i vetëm Sam Steele që diplomohej atë ditë ishte plaçkitur dhe vrarë një natë më pare.

1902– Një gjykatë apeli në Shtetet e Bashkuara vendos se Thomas Edison nuk ishte shpikësi i kameras filmike.

1971– Senati amerikan miraton uljen e moshës së votimit në 18 vjeç.

 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/