Durrës, 9 mars 2014– Hashashi i Lazaratit ka nisur të transportohet me furgona. Nje mjet taksi 8+1 është ndaluar nga policia dhe pas peshimit të lëndës narkotike ka rezultuar se bëhej fjalë për rreth 1 ton kanabis sativa. Policia e ka ndaluar mjetin, që mbahej nën vëzhgim që nga Lazarati në aksin rrugor Shkafane – Gjiri i Lalëzit. Drejtuesi i mjetit është larguar sapo ka konstatuar se po ndiqej nga policia.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/