Tiranë, 9 mars 2014 – Një vrasje me thikë ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Vaso Pasha”, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke për shkak të një femre. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, Elton Pojani, 36 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të rëndë që kishte marrë.
Efektivët e komisariatit numër 2 në Tiranë mësohet se kanë vënë në pranga 29-vjeçarin Marjon Tufa si autor të dyshuar për këtë krim. Hetimet për zbardhjen e kësaj vrasjeje vazhdojnë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





