9 mars 2014– Policia hekurudhore italiane në bashkëpunim me karabinierinë arrestoi Alfons Perlekën,  39 vjeç, për një serial vjedhjesh. Në trup dhe në një çantë udhëtimi policët italianë i gjetën stoli të arta, që rezultonin të vjedhura, dy navigatorë satelitorë, një aparat fotografik, një celular, disa palë syze markash të njohura etj.

Atij ju kapën edhe leje drejtimi makine dhe kartë identiteti shqiptare, që të dyja fallso. Nga hetimet rezultoi, që kishte shumë precedentë penalë kryesisht për vjedhje.  Duke analizuar navigatorët satelitorë dhe celularin, karabinieria arriti të provojë, që Perleka është përfshirë në vjedhjen e një banese në 27 shkurt në qytezën e Bardia Polesianas, po ashtu satelitori tjetër i ishte vjedhur një zonje, ndërsa udhëtonte me tren. Të paktën një pjesë e arturinave rezultonin nga vjedhja e banesës së një pensionisteje 80 vjeçare në 1 mars 2014. Pas arrestimit në flagrancë për vjedhje dhe kundërshtim me dhunë të policisë Përleka u dërgua në burgun lokal të Montories.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/