Ukrainë, 7 mars 2014 – Ndërsa tensioni në Krime vazhdon, dhe në Donetsk situata nuk paraqitet e qetë. Me dhjetëra manifestuese filorusë janë arrestuar, ndër të cilët dhe guvernatori i vetëshpallur i rajonit.
Përplasja diplomatike po ushqen kaosin në Ukrainë dhe kriza në Krime zgjerohet edhe në rajone të tjera. Në Donetsk, me dhjetëra manifestues filorusë janë arrestuar pas përpjekjes për të marrë nën kontroll ndërtesën ku ndodhet administrata rajonale. Mes të arrestuarve është dhe guvernatori i vetëshpallur, Pavel Gubarev.
Policia ka rritur të lirojë institucionet vendore por manifestuesit nuk largohen nag sheshi dhe kërkojnë ashtu si në Krime një referendum për një autonomi më të gjerë të rajonit.
Qeveria e Kievit duket se nuk ka më asnjë autoritet në Krime, anija ushtaraje “Hetman Sahaidaçni” është rikthyer në port për shkak të situatës, nga një mision anti pirateri të organizuar nga NATO. Anija duhej të ndalonte në bazën e Sevasopolit, tashmë në duart e rusëve, por ka ankoruar në Odesa.
Dhe ndërsa janë në kërkim të një rrugëdaljeje diplomatike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregojnë se janë të gatshëm të mbështesin Kievin dhe ushtarakisht. Uahsingtoni ka dërguar 12 avionë të vegjël ushtarake dhe 300 ushtarë në Poloni, na bazën e Lask, zyrtarisht për operacione stërvitore.





