7 mars 2014 – Hadër Veshaj, 23 vjeç, me profesion murator u dënua me 18,5 vjet burg nga Gjykata e Ankonës. Hadër Veshaj u dënua për vrasjen e orëndreqëses 78 vjeçare Rina Marrone. Ajo u vra me plumb pistolete në kokë brenda në dyqanin e saj në 19 tetor 2012. Kamerat e mbikqyrjes së dyqaneve të zonës e kishin filmuar prezencën në zonë të Veshajt pak para dhe pas vrasjes së të ndjerës. Këto filmime u konsideruan nga gjykata si provë konkluzive, që çuan në dënimin e Hadërit për vrasje me dashje.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





